E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Investitorët e huaj duan terren të favorshëm

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi se që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet t’u garantohet klimë dhe terren i favorshëm.

 

Reklamë

Gjatë një aktiviteti të organizuar këtë të hënë, Jaço këshilloi që vendi ynë të mendojë sesi të zhvillojë konkurrencën për të thithur investimet e huaja e për t’u ngjitur në renditje.

 

“Që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme. Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë.”

Më shumë video

Reklamë