Një sulm terrorist i grupit al-Shabab në një hotel të qytetit-port Kismayo në Somalinë jugore shkaktoi të premten të paktën 33 të vrarë dhe 56 të plagosur.

Dëshmitarët thanë se grupi xhihadist pati si objektiv hotelin me një sulm me makinë bombë dhe më pas militantët hynë me forcë në hotel.

Presidenti i shtetit Jubbaland tha se mes të vrarëve ishin tre kenianë, një kanadez, dy amerikanë dhe tre tanzanianë.

Përveç tyre, u tha se në sulm u vra një kandidat presidencial për zgjedhjet e ardhshme rajonale. Në mesin e të vrarëve ishte edhe gazetari i njohur somalezo-kanadez Hodan Nalayeh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *