E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dhjetra protestues të arrestuar për dhunën tek Parlamenti

60 protestues janë proceduar nga policia e Tiranës pas protestës së opozitës ku nuk munguan dhe episodet e dhunës.

 

Mësohet se 42 prej tyre janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër jane proceduar ne gjendje te lire.

 

Reklamë

Të paktën 10 efektivë të policisë kanë marrë lëndime prej mjeteve të forta dhe piroteknike të hedhura në drejtim të tyre nga protestuesit mbrëmjen e të dielës.

 

Po ashtu gjatë përplasjeve me policinë, kanë mbetur të plagosur edhe katër protestues.

 

Policia ka njoftuar gjithashtu se ka proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin.

Më shumë video

Reklamë