Rreth 34 persona kanë humbur jetën në Tajvan, pasi treni me të cilin ata udhëtonin doli nga shinat në një tunel. Sipas autoriteteve, mbi 70 njerëz mbetën të plagosur.

Raportohet se treni transportonte rreth 350 pasagjerë. Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, u shpreh se një numër njerëzish mbeten ende të bllokuar brenda trenit.

“Mekanizmat e shpëtimit emergjent janë vënë në dispozicion për të sëmurët dhe të plagosurit. Shpëtimi i të bllokuarve është prioriteti ynë më i lartë tani”, tha ajo.

Ky aksident raportohet se është më i rëndi në Tajvan në disa dekada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *