E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Bota

Dhjetëra të vdekur nga moti i keq në Indonezi

Autoritetet në Indonezi thanë sot se të paktën 53 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve, në rajonin e kryeqytetit, Xhakarta.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë, që dyshohet se janë të bllokuar nën baltë, thanë zyrtarët.

Në dhjetëra qarqe të kësaj zone ka pasur rrëshqitje të dheut, teksa Indonezia po përballet me stuhi shiu që kanë përmbytur lumenjtë. Moti i keq që po vazhdon, ndërprerja e energjisë elektrike, por edhe terreni i vështirë, po pengojnë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar më shumë persona, thanë autoritetet.

Rreth 400 mijë persona raportohet se janë vendosur në strehimore, si pasojë e motit të keq.

Sipas meteorologëve, edhe në ditët në vazhdim, Indonezia do të përballet me stuhi shiu./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë