Subscribe

Sulmi ndaj KZAZ-ve në pjesën më të madhe të bashkive të drejtuara nga opozita nuk ka kaluar pa arrestime Kavajë, Klos, Mat, Kukës, Pogradec, Berat, Skrapar por edhe njësitë e tjera vendore.

 

Në mesin e të ndaluarve janë punonjës bashkiakë, shefa policie bashkiake, zyrtarët vendor si dhe militantë të opozitës.

 

Arrestimet dhe ndalimet e tyre janë bërë pas verifikimit të pamjeve filmike, që tregojnë se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë prishur dhe djegur materialet zgjedhore.

 

Nga sulmi më i fundit, ai në KZAZ-në nr.42 në qytetin e Kavajës policia ndaloi 5 persona. Dy nga të ndaluarit janë punonjës të bashkisë së këtij qyteti, ndërsa tre të tjerë janë militantë të opozitës.

 

Ndërsa në Mat dhe Klos, aty ku policia i detyrua të përdorë edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën numri i të arrestuarve shkon në 9, sërish militantë dhe punonjës të bashkive. Pjesa tjetër po procedohet në gjendje të lirë.

 

Valës së arrestimeve nuk i kanë shpëtuar edhe Zyrtarë të bashkive të Beratit dhe Skraparit që drejtohet nga LSI-ja, mes tyre drejtori i Ndërmarrjes së shërbimit publik dhe shefi i policisë bashkiake.

 

Ndërkohë policia bën me dije se në total janë 40 persona që janë marrë nën hetim për sulmet kundër KZAZ-ve.

 

Një tjetër bashki e djathë me probleme ishte edhe Kukesi. Për pasojë uniformat blu vunë në pranda 11 persona. Të arrestuarit sipas policisë dëmtuan materialet zgjedhore, prishën derën e palestrës, i vunë zjarr, si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *