Në Kosovë u konfirmuan të martën 42 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,987 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sipas njoftimit, në 24 orët e kaluara u shëruan 16 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 195.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 108,073 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,613 janë shëruar.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë 374,190 vaksina kundër koronavirusit – prej tyre, 16,199 në 24 orët e fundit.

Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar gjithsej 117,382 qytetarë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor.

Të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të regjistrohen dhe të imunizohen.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *