Dhjetëra qytetarët grumbullohen në Durrës për të aplikuar për grantin e rindërtimit
Qindra persona kane zënë radhën që në mëngjes herët për të aplikuar për grantet e rikonstruksionit për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Njoftimi për rihapjen e aplikimit është dhënë pasditën e djeshme dhe që në mëngjes para prefekturës së Durresit janë grumbulluar shume vetë. Shumica janë emigrantë që nuk kanë mundur te aplikojnë në kohë.
Fillimisht u dha njoftimi se aplikimi do të zhvillohej vetëm diten e sotme, por duke parë radhët e mëdha, sportelet do të punojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Bëhet fjalë për persona që kanë dëmtime të banesave sipas shkallës Ds1 ds2 ds3 dhe ds4. Radhët e mëdha vënë në rrezik përhapjen e Covid 19, pasi në kushte të tilla nuk flitet fare për distancim social.





