Qindra qytetarë në Bulqizë, mbremjen e djeshme u paraqitën në spital, pasi dyshohet se ishin helmuar nga uji i ndotur.

Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë ka publikuar rezultatet e analizave të ujit të marra në disa vende të ndryshme.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.

Nga ana tjetër mësohet se specialist të Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë kanë mbërritur ditën e sotme në Bulqizë ku kanë mbledhur kampione të tjera uji për të bërë analizë më të thelluar.

Disa nga rastet e paraqitura në spital për ndihmë mjekësore janë rikthyer edhe pasi kanë dalë nga spitali, ndërsa shkaku vijon të mbetet mister./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *