Policia e Shtetit dyshon se shkak i kaosit të shkaktuar në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier është bërë përdorimi i spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

 

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkurë, ku rreth 30 nxënës përfunduan në spital pasi filluan të kishin probleme me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.

 

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet  për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Ndërkohë, nxënësi për të cilin dyshohet se ka përdorur sprajin është identifikuar dhe ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *