115 maturantë në qarkun e Korçës e kanë të pamundur të ndjekin programin mësimor që ka rifilluar prej 18 majit në gjimnaze.

Shkak është bërë mungesa e transportit, por edhe fakti qe disa prej tyre mund të kenë mbetur jashte vendit pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e bën të ditur drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit Parauniversitar në Korçë Kristaq Grabocka, i cili tha se të gjithë këta maturante nuk do të penalizohen për mos frekuentimin e mësimit gjate tri javëve, por nga ana tjetër ata mund të ndjekin mesimet online si dhe të mbajne kontakte me mesuesit e lendëve:

Maturantët te cilet kanë pasur probleme për ndjekjen e mësimit kanë informuar me parë drejtorinë arsimore dhe tashmë jane të detyruar të paraqiten vetëm në datat e provimeve të maturës shtetërore.

Grabocka tha se nëse maturantët do te kenë sërisht probleme me transportin për tu paraqitur në provimet e matures shteterore, DRAP do te jetë e gatshme të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *