Subscribe

Dhjetëra figura te rëndësishme te Partisë Demokratike i kane kërkuar Lulzim Bashes te japë dorëheqjen nga posti i kryetarit te Partisë Demokratike si përgjegjës kryesor per humbjen e thelle te opozitës.

 

Dy deklarata per dorëheqje jane publikuar menjëherë pas përfundimit te numërimit te votave ku kërkohej largimi i Bashes. Ne deklaratën e pare te mbështetur nga 75 figura te rëndësishme te PD si Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Besnik Mustafaj argumentohet se kjo kërkese vjen per shkak te rezultatit katastrofik te PD ne zgjedhje, shkeljet e renda te statutit, sjellja e papërgjegjshme e dhe pazaret okulte te Bashes.

Kërkojmë:

 

Dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje, si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij. Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te përgjegjshëm per Rindërtimin e shpejtë  te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri. Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.

 

19 funksionare te tjerë te PD nëpërmjet nje tjetër deklarate kane kërkuar largimin e Bashes, duke theksuar se ai është përgjegjësi kryesor i humbjes. Bie ne sy se kjo deklarate është firmosur edhe nga dhëndri i Sali Berishës Jamarber Malltezi.

 

“PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”. Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS. Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!”

 

Pritet qe mbështetësit e këtyre deklaratave te shtohen, por ajo qe bie ne sy është qe ne këto lista mungon Jozefina Topalli dhe Arben Imami, dy politikanet qe kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashes ne fillim te fushatës elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *