Opinionisti i “Ferma VIP”, Enkel Demi ka bërë një përmbledhje të impaktit që ky format ka krijuar vetëm 10 ditë pas nisjes së tij.

Demi theksoi se shikuesit po shohin për herë të parë një format të bukur, me anë të të cilit zbaviten dhe argëtohen.

Ai mori shembullin e këngëtares Elsa Lila, një nga fermerët e këtij reality shoë, duke thënë se ka shfaqur një anë të sajën si kurrë më parë përgjatë gjithë karrierës së saj, duke dhënë shumë nga vetja, sikundër të gjithë bashkëudhëtarët e tjerë në këtë format.

“Është një program që e kisha me shumë merak, por programi ka dhez i themi ne andej nga Kosova. Ka shumë reagime, pafund. Jam i habitur për gjithë narrativën që na është shfaqur për këto dy javë. Për herë të parë në televizionet shqiptare janë shfaqur artistë që nuk po kursehen., Po shfaqin atë që e kanë më me bollëk për publikun. Të gjithë ne e njohim Elsa Lilën si divë të skenës, por nuk njihnim anën njerëzore të saj. Ajo ka dhënë intervista nëpër gazeta, portale, por nuk ishte shfaqur asnjëherë kështu. Pjesa kryesore e “Fermës” është vendosja e kësaj shoqërie në njëambinet të pazakontë për ta që është pikërisht katundi, që janë kafshët, natyra, punët. Na ishte krijuar ideja që njerëzit duhet të kapeshin prej flokësh dhe duhet të shaheshin. Edhe tek ferma jonë ka konflikte, por nuk është qëllimi konflikti”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *