E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Video · Politikë

“Dhimbja po na shkatërron”/ Xhaxhai i Arjan Salës: Falenderojmë të gjithë për mbështetjen

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama, xhaxhai i Arjan Salës, të riut që humbi jetën në magazinën e djegur në Tiranë, dha një prononcim për mediat, ku shprehu falenderimet për të gjithë ata që kanë dhënë mbështetjen e tyre në këto ditë të dhimbshme.

Ai shtoi se sot u dorëzua edhe titulli “Dëshmor i Atdheut”, duke e konsideruar si një mënyrë që synon t’ua lehtësojë sadopak dhimbjen.

“Të gjithë politikanët nuk na lanë vetëm në këtë kohë ngushëllimi. Dhimbja jonë po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmor i Atdheut” dhe mendoj se ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë dhimbjen. Sot po qan vetëm një nënë dhe qan vetëm një baba, e jo shumë nëna e shumë baballarë. Kemi gjetur mbështetje nga të gjithë. Ju falenderoj të gjithë për sensibilizimin. Të gjithë na kanë ndihmuar. Nëse më dëgjojnë dhe më shikojnë, i përgëzoj shqiptarët. Kanë ardhur zarfa pa emër, pa adresë, thjesht për Janin. I përgëzoj shqiptarët, Zoti mos i dënoftë për asnjë gjë.”

Më shumë video

Reklamë