Bashkimi Europian paralajmëron se është gati t’i kundërpërgjigjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi tarifat e reja të propozuara nga Donald Trump mbi çelikun dhe aluminin.

 

Komisionerja e Tregtisë Cecilia Malmstrom tha se BE hedh poshtë arsyetimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë se tarifat mbështeten nga e drejta ligjore ndërkombëtare për të mbrojtur sigurinë kombëtare

 

Ajo shtoi se blloku më i madh tregtar në botë, do të ndërmarrë masa ndaj produkteve amerikane.

 

Malmstrom thekson se nëse SHBA miraton tarifat e reja, BE dhe partnerët e saj do ta dërgojnë çështjen në Organizatën Botërore të Tregtisë.

 

Kina nga ana tjetër, me anë të ministrit të jashtëm Uang Ji, ka kërcënuar se do t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Sipas tij, një “luftë tregtare” e Trump do të dëmtonte të gjitha palët, madje edhe vet SHBA-në.

 

Presidenti amerikan pritet të vendosë tarifa prej 25 përqind për çelikun e importuar dhe 10 për qind për aluminin, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se mund të ketë një përjashtim prej 30 ditësh për Meksikën dhe Kanadanë dhe disa vende të tjera. Një veprim i tillë synon të kundërshtojë importet e lira, veçanërisht nga Kina, që Trump thotë se minon industrinë e SHBA dhe vendet e punës.

 

Masat e reja të Trump janë pjesë e planit të tij “Amerika e Para” për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e prodhuesit amerikan. Ato janë kundërshtuar edhe nga vetë administrate amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *