Një punonjës banke në San Paolo të Brazilit ka bërë një veprim që jo gjithkush do të bënte.

 

Në ditën e tij të fundit të punës në kompani ai ka shkuar i veshur si Spider-Man dhe pas këtij veprimi ka dhënë edhe dorëheqjen.

 

Nga fotot e shpërndara vihet re se ai shfaqet me kufje në vesh dhe duke folur në telefon si dhe duke i dhënë këshilla një kolegu, megjithëse nuk ishte në rroba civile.

 

Në foton e fundit si një formë përshëndetëse për kolegët, “Spider Man”, është shtrirë mbi tavolinë, mbase i gëzuar që plotësoi dëshirën për të veshur kostum në zyrë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *