Subscribe

Nga Enkelejda Mema

Erion Braçe nuk do të presë më. Brenda kësaj jave në detyrën e kryetarit pritet të mbledhë komisionin e posaçëm parlamentar për një tjetër betejë të qeverisë, atë kundër keqinformimit dhe ndërhyrjes së shteteve armiqësore në proceset demokratike të vendit.

Njëjtë si me “antikorrupsionin” edhe  “keqinformimi” do të bojkohet nga deputetët e Partisë Demokratike por jo nga e gjithë opozita.

Mesila Doda e PDIU-s nuk i ka thënë jo, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë vendimi Fatmir Mediut të republikanëve. I pyetur nga Vizion Plus, ai tha se ende nuk e ka një ftesë të tillë por është i mendimit që pjesëmarrja e opozitës është e nevojshme si e gjitha dhe jo në emra të përveçëm.

Komisioni i cili synon të luftojë keqinformimin në vendin tonë përbëhet nga 11 anëtarë dhe drejtimi i tij i është besuar ish gazetarit Erion Braçe.

Përveç politikës në përbërje do të jetë edhe një grup ekspertësh nga institucionet kryesore të sigurisë dhe medias. Përveç shumë institucioneve edhe organet e pavaruara të drejtësisë do të jenë të detyruara të japin çdo informacion dhe dokument që kërkohet nga komisioni i posaçëm kundër keqinformimit.

Në përfundim të punës një vjeçare, komisioni do të dalë më raport dhe kuvendit do t’i propozojë ndryshime në ligj dhe ndëshkime administrative ndaj keqinformimit në median tradicionale dhe online e po aq në zbatimin e ligjit për financimet e huaja të fushatave zgjedhore

Pas komisionit “Xhafaj”, edhe ai “Braçe” pritet të jetë i dyti i posaçëm parlamentar që socialistët do ta çojnë të vetëm përpara me gjithë sugjerimet e SHBA-së dhe BE-së për gjithëpërfshirje./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *