Subscribe

Ditët e fundit përpara nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ia ka kushtuar përgatitjeve të shkollave që do të çelin dyert për nxënësit të hënën. Ekipet të bashkisë të shpërndarë në çdo shkollë për të bërë punimet e mirëmbajtjes dhe dezinfektimin iu bashkua edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Iu bashkova ekipit me uniforma, të cilët kryejnë shërbime shumë të rëndësishme si dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi. Është e vetmja mënyrë për të pasur higjienë maksimale dhe për t’u siguruar që, ashtu siç ndrisin shtëpitë tona nga brenda, ashtu duhet të ndrisin edhe shtëpitë tona të përbashkëta: shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Ajo që bëmë sot është një dezinfektim i plotë i klasave dhe ambienteve të tjera. Janë përdorur të gjitha solucionet e aprovuara nga OBSH-ja. Ne e bëjmë këtë proces në mënyrë rutinë, por i japim pak më shumë rëndësi dhe vëmendje me fillimin e vitit shkollor.

 

Veliaj u bëri thirrje prindërve që t’i lënë makinat dhe t’i shoqërojnë në këmbë fëmijët në ditën e parë të shkollës për të shmangur trafikun e rënduar.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Të mos përdorim makina! Janë 170 mijë nxënës që shkojnë në shkollë. Nëse do ishin të gjithë me makina, atëherë do kishim 170 mijë makina në rrugë në të njëjtën kohë. Fëmija është më i rëndësishëm se makina. Ndaj, ditën e parë të shkollës të mos e kthejmë në një tubim makinash, por ta kthejmë në një tubim dijesh për fëmijët dhe dashurie për arsimin!

 

Kryebashkiaku tha se po punohet me një ritëm intensiv që gjithçka të jetë gati të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *