Devolli mbetet pa trajner. Stavri Nica ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga drejtimi i bilishtarëve një ditë më parë.

Një gjë të tillë e konfirmojnë burime pranë klubit bardheblu që bëjnë me dije se trajneri pas humbjes me Apoloninë në kampionat ka vendosur të mbyllë këtu aventurën tek ekipi i Devollit.

Kujtojmë se ka qënë Nica ai që ngriti dhe formoi ekipin që do të luante në Kategorinë e Parë duke iu lënë dorë të lirë nga ana e kryebashkiakur Duro.

Më tej vetë trajneri deklaroi para fillimit të kampionatit se objektivi kryesor është ngjitja në Superiore teksa disa javë më pas shprehu edhe pakënaqësinë për cilësinë që kishte në ekip në një deklaratë pas ndeshjes së kupës me Skënderbeun.

Të gjitha këto, por edhe rezultatet e javëve të fundit duket se kanë sjellë dorëheqjen e trajnerit të njohur nga ekipi i Devollit.

Në kushte të tilla kur drejtimin momental e ka marë ndihmës trajneri, pritet që Devolli të gjejë një alternativë për të zëvendësuar Nicën në këtë pjesë të mbetur të kampionatit.

Dy alternativat nga sa bëhet me dije nga zëra pranë klubit janë Vasian Ballço dhe Festim Fetollari.

Nica mori një vit më parë drejtimin e skuadrës së Devollit dhe pati një ecuri mjaft të mirë dhe arriti që të ngjisë direkt në Kategorinë e Parë, duke arritur një sukses të madh, pasi nuk pati asnjë humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *