Edhe pas 7 ditesh vijojnë të jenë aktive ende vatrat e zjarrit në zonën e Nikolicës në bashkinë e Devollit. Prej ditësh tashmë forca të shumta të shërbimeve zjarrfikëse janë duke u munduar të mbajnë nën kontroll flakët, që mbeten perzente edhe për shkak të pranisë së erës.

 

Nga sa bën me dije kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, në pamundësi për të shuar totalisht zjarrin në pyjet e Nikolicës, forcat e shumta që janë në terren po mundohen ta mbajnë nën kontroll për të mos u përhapur më shumë.

 

Po sipas Duros, pamundësia për të fikur totalisht zjarrin, qëndron në mospërdorimin e mjeteve zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer malor. Dhe e vetmja zgjidhje sipas kryebashkiakur të Devollit mbeten rreshjet e shiut. Sinoptikanët kanë parashikuar rreshje të vazhdueshme në këtë zonë në ditët në vijim dhe kjo bën që edhe punonjësit që janë angazuar në terren të jenë me sytë nga qielli si e vetmja mundësi për të shuar zjarrin që vazhdon prej një jave.

 

Momentalisht nga sa bëhet me dije, vatrat vijojnë të jenë aktive ndërsa e rëndësishme është që flakët po mbahen nën kontroll dhe mbi të gjitha larg banesave të fshatit Nikolicë. Zjarri i rënë në zonën e Devollit që prej javës së kaluar ka shkrumbuar më shumë se 50 ha, ku 20 prej tyre janë pisha të zonës së mbrojtur të Nikolicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *