Riaktivizohen një pjesë e madhe e vatrave të zjarrit në pyjet e Nikolicës në bashkinë e Devollit. Era e fortë gjatë mesditës së sotme ka favorizuar riaktivizimin e vatrave të zjarritu duke kthyer edhe një herë situatën shqetësuese.

 

Ditën e djeshme pas një pune intensive flakët kanë mundur të izolohen në përqindje të madhe nga sa ka bërë me dije kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i cili tha  se pas punës nga ana e më shumë se 80 forcave të cilët kanë luftuar më flakët prej ditësh tashmë,situate pothuajse është vënë nën kontroll dhe zjarri po mbahet i izoluar për të mos pasur vatra të tjera, por ndryshimet klimaterike kanë sjellë riaktivizimin e vatrave.

 

Vatrat e aktivizuara janë në thellësi të pyllit me pisha në Nikolicë edhe pse tashmë nuk rrezikohen banesat, vështirësia mbetet terreni i tyre malor në shuarjen e plotë të zjarrit. Në terren prej ditësh janë duke punuar forca të shumta nga të gjitha shërbimet zjarrfikëse të qarkut Korçë, por edhe punonjës së pyjores dhe forca të ushtrisë. Si rezultat i flakëve, mund të thuhet se paraprakisht mendohet të jenë përfshirë më shumë se 50 hektare, mes të cileve 20 hektare me pisha në zonën e mbrojtur të Nikolicës ndersa pjesa tjetër është kulotë dhe bimësi e ulët i fshatrave Floq e Kamenicë.

 

Sipas asaj qe bëjnë të ditur  specialistët e fushës zjarri ishte i qëllimshëm, në një zonë si kjo ku lëvizjet e njerëzve janë shumë të pakta. Policia po heton për rastin por deri tani nuk ka asnjë komunikatë zyrtare. Më herët, në pyjet e fshatrave Nikolicë dhe Arrëz, ka pasur edhe raste të tjera të zjarrvënies,në të gjitha rastet zjarret kanë qënë të qellimshëm,por në asnjë rast policia nuk ka shkuar tek autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *