E martë, 15 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksidente, dy viktima në Devoll e Fier

Ilustrim · Vizion Plus

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne në Devoll. Një i ri  humbi jetën pasi u aksidentua me zetorin e tij. 24-vjeçari Andrea Haruni doli nga rruga, duke drejtuar zetorin në fshatin Çetë dhe si pasojë e përmbysjes së mjetit, humbi jetën. Ndërkohë mbeti i plagosur rëndë edhe shoku i tij 20-vjeçar. Sipas policisë, ky i fundit ishte pasagjer në mjet dhe tani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.  Në zetor policia gjeti një sasi të konsiderueshme shishe birre, ndërsa dyshohet se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit. Ndërkohe ne Fier një 60 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. 60 vjecarja po kalonte rrugën kur u aksidentua në fshatin Zhupan. Policia e cila mbërriti në vendngjarje shoqëroi drejtuesin e mjetit 19-vjeçarin Romeo Bida.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh