Rifillon normalisht puna në bashkinë e Devollit pas tensioneve të dy ditëve të para të kostituimit të Këshillit bashkiak dhe të hënën kur ushtroi ditën e parë të  punës kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro.

 

Situata është paraqitur e qetë ditën e martë në ambjentet e jashtme dhe të brendeshme kësaj bashkie . 450 punonjesit e kesaj Bashkie i janë rikthyer vendeve të tyre të punës. Institucioni nuk ka patur prani policore, të paktën të dukëshme dhe të përforcuar për të garantuar detyrën e kryebashkiakut dhe administratës. Sipas të dhënave, punonjësit janë kthyer në detyrë duke filluar nga kryerja e shërbimeve për qytetarët.

 

Nuk dihet sa do të zgjasë kjo qetësi pas stuhisë në bashkinë e Devollit, kur çelsat dhe drejtimin e saj i ka marë kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit Eduard Duro.

 

Nga ana e tij, ish kryetari i bashkisë Bledjon Nallbati që nuk ja ka aritur të rikthehet në zyrë ka thënë se nuk do tërhiqet së bashku me mbështetësit për të rimarë drejtimim e institucionit duke pretenduar se është ai ende I zgjedhuri I ligjshëm nga banorët e Devollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *