Vendi
Devoll, asgjësohen 9 mijë rrënjë kanabis

9 mije rrënjë kanabis janë sekuestruar këtë të premte në zonën e quajtur “shkëmbi i vjeshtës” në Devoll. Nga kontrolli në nje fshat te këtij rrethi, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1200 bimë të mbjella në tokë dhe 7800 te tjera të vendosura në gota plastike, këto të fundit të kultivuara në 4 sera. Gjate aksionit u zbuluan gjithashtu 2 automatike, 4 krehëra si edhe 16 fishekë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën si provë materiale. Por policia nuk ka ende asnjë te dyshuar si posedues i hashashit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




