Vendi
Devijon trafiku në sheshin “Skënderbej”

Punimet për ndërtimin e qendrës pedonale ne Tirane, devijojnë serish trafikun. Duke filluar nga e hëna e 26 shtatorit, nje tjetër zone e sheshit do te bllokohet. Segmenti nga Muzeu Historik ne drejtim te Ministrisë se Energjetikes nuk do te jete i kalueshëm per mjetet. Bashkia e Tiranës njofton se për mjetet qe vijnë nga rruga e Dibrës, kalimi do te behet nga Muzeu ne drejtim te rrugës se Durrësit ose përpara selisë se Partisë Socialiste. Qarkullimi ne shesh do te jete i varur tërësisht nga punimet, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet te shmangin lëvizjet përmes qendrës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




