E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Devijohet trafiku në aksin Tiranë Durrës, nisin punimet për shmangien e përmbytjeve

Autostrada Tiranë – Durrës, aksi me qarkullimin më të madh në Shqipëri, eshte bllokuar që nga ora 5 e mëngjesit të kesaj te premteje.

 

Kalimi i automjeteve në një segment kryesor të saj do të jetë i ndaluar për mëse dy javë, për shkak të punimeve që do të kryhen.

 

Reklamë

Ndërhyrja emergjente parashikon ndërtimin e dy tombinove rrethore në autostrade, në pjesën nga Tirana deri në Qafë Kashar, pranë kthesës së Rinasi

 

Megjithatem duke parë fluksin e lartë të lëvizjes në këtë segment rrugor, është menduar që devijimi i trafikut të bëhet më pranë vendit të punimeve, duke e ndryshuar qarkullimin vetëm për disa qindra metra.

 

Vendosja e dy tombinove pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm në situatën e përmbytjeve me të cilën është përballur vazhdimisht kjo pjesë e autostradës Tiranë- Durrës.

 

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe policia rrugore, kanë vendosur sinjalistiken provizore për të mos krijuar trafik të rënduar.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë