Subscribe

Rekomandimi për çeljen e negociatave është një sinjal pozitiv për vendin, por ekonomistët shpjegojnë se tani nis një kapitull i ri, i cili mbart shumë detyrime.

 

Një ndër sfidat e qeverive, në vijim do të jetë edhe përthithja e granteve që Bashkimi Europian jep për çdo vend. Në këtë pikë ekonomistet thonë se projektet infrastrukturore, duhet të jenë në fokus, nga qeveritë, për ta bërë Shqipërinë pjesë të korridoreve evropiane.

 

Në raportet e Komisionit Evropian janë evidentuar në mënyrë të vazhdueshme informaliteti dhe korrupsioni, si pengesa kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Këto tregues gradualisht do të duhet të reduktohet me qëllim tërheqjen edhe të investitorëve të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *