E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

“Detyra shtëpie” për sigurinë në Ballkan

Ministrat e Brendshëm të BE janë skeptikë për datat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.

 

Pas udhëtimit në Ballkan të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, 28 ministrat u takuan të enjten dhe miratuan planet e veprimit të paraqitura nga Komisioni i BE në “strategjinë e Ballkanit Perëndimor”.

 

Reklamë

Secili nga shtetet, sipas ministrave duhet të miratojë në fushën “siguria dhe imigrimi” një program prej 14 pikash.

 

Synimi është që të luftohen më mirë migrimi ilegal, kriminaliteti i organizuar dhe tregtia e armëve, për t’iu afruar standardeve të BE. Detyrat e shtëpisë që u formuluan në plan shtrihen deri në vitin 2020.

 

Në këtë kohë, BE do të rishqyrtojë se cilat përparime janë bërë në fushën e sigurisë së brendshme, për çdo vend, pikë për pikë.

 

Një raport i ri do të tregojë se cili vend duhet të bëjë përmirësime dhe në cilat drejtime. E gjitha kjo bëhet duke pasur parasysh vitin e synuar 2025, të cilin shefi i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker e ripërsëriti edhe njëherë në Sofje në fund të udhëtimit të tij në Ballkan.

 

Me vitin 2025 megjithatë nuk qenë dakord të gjithë të pranishmit në takim.

 

Ministri i Brendshëm Gjerman ne largim, Thomas de Maiziere (CDU) kritikoi radhën e gabuar të hapave.

“Unë kam pak mirëkuptim për faktin që të përmendim data dhe të themi që deri në vitin 2025 duhet të jetë kryer gjithçka. Rruga e drejtë duhet të jetë që shtetet, që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i plotësojnë kushtet me veprimet e tyre. Pastaj mund të vendosësh, nëse ata janë të përshtatshëm për Evropën.-ka thënë De Maiziere.

 

Më shumë video

Reklamë