Subscribe

Refuzimin e presidentit te republikës për t’i dhëne ministrit të jashtëm autorizimin për të negociuar me Greqinë mbi përcaktimin e kufirit detar, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule e konsideron të pakonceptueshëm.

 

“Këto janë absurditetet ndërinstitucionale të vendit tonë, që natyrisht nuk bëjnë gjë tjetër veçse na ekspozojnë qoftë me fqinjët tanë apo dhe me partnerët tanë më gjerë. Nuk mund të shpjegohet nga një i huaj cilidoqoftë ai se një institucion nuk zbaton Kushtetutën e vendit apo ligjshmërinë, apo nuk gjen gjuhën e përbashkët me një institucion tjetër për një çështje e cila ka të bëjë me politikën e jashtme.”

 

Në kushtet kur palët ka mbi dy vjet që negociojnë për te zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra, Vangjel Dule thotë se bisedimet janë rruga e duhur.

 

“Janë në drejtimin e duhur. Është një domosdoshmëri. Marrëdhëniet mes dy vendeve ku popujt e tyre lidhen me marrëdhënie tradicionale të të gjitha natyrave më të theksuara se sa çdo populli tjetër të kontinentit tonë, është e papajtueshme që të ketë marrëdhënie të tilla ndërshtetërore. Rruga me shumë hapa mbrapa të viteve të fundit natyrisht që duhet të ndryshojë kurs.”

 

Një mesazh Dule i jep edhe aleatëve opozitarë, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me Greqinë për kufirin detar. Sipas tij, qeveritë ndryshojnë, por politika e jashtme dhe interesat e një vendi duhet te jenë të qëndrueshme.

 

“Shikojmë se nga kahe të ndryshme po politikës një retorikë të nxituar, e cila më tepër synon konsumin e brendshëm politik, sesa politikën e jashtme.”

 

Kryetari i Partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kritikon edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama per presidentin e unitetit kombëtar, duke e konsideruar ate te nxituar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *