Subscribe

Deti nxjerr në breg ngarkesën e drogës që dyshohet se ishte braktisur nga trafikantet. 113 kilogramë lende narkotike u gjeten në afërsi të Kepit të Rodonit dhe në zonën e Gjirit të Lalëzit. Sipas policisë së Durrësit lënda narkotike ishte e ndarë në 22 pako.

 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së drogës, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Dyshohet qe poseduesit e ngarkesës e kane hedhur hashashin ne det nga frika e policisë.

 

Operacioni i koduar “Jeran” në Shkodër ka çuar në pranga një 34-vjeçar, ndërsa është sekuestruar rreth 64 kg lëndë narkotik. I arrestuari, është Vilson Çuti nga fshati Jeran i Malësisë së Madhe. Arrestimi i tij u bë në banesën e tij, pas informacioneve te siguruara nga policia.

 

Edhe në Berat, policia ka sekuestruar rreth 17 kilograme kanabis sativa. Se bashku me lëndën narkotike janë sekuestruar armë dhe municione. Operacioni është kryer në Skrapar, ndërsa në pranga ka përfunduar Bashkim Arapaj, që posedonte armët dhe drogën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *