Subscribe

Kur u duk se me marrjen e autorizimit nga Presidenca per dhënien e plotfuqisë për nisjen e negociatave me Greqinë, Ministria e Jashtme mund te niste e qete diskutimet me palën greke, brenda grupit te 13 negociatoreve duket se kane nisur debate.

 

Vizion Plus ka mësuar se ato lidhen me vijën e detit territorial te Shqipërisë, një pike kjo e ngritur si ne leterkembinet mes Ministrisë dhe Presidencës, por dhe e parashtruar ne vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se negociatori Ksenofon Krisafi ka kërkuar qe vija e detit territorial te jete pjese e dosjes, nje kërkese kjo qe nuk ka gjetur mbështetjen e negociatorit tjetër Artur Meçollari. Vizion Plus kontaktoi te dy. Nga ana e tij Mecollari refuzoi te jepte nje koment mbi kete çështje, ndërsa Krisafi u shpreh se diskutimet nuk mund te konsiderohen domosdoshmërish debate, duke mohuar nje përplasje.

 

Natyrisht qe diskutimet i shërbejnë procesit te negociatave, por kur autorizimi i Presidentit Ilir Meta është dhene me kushtin qe grupi negociator te pajiset me nje sere dokumentesh përpara se te ulet ne tryeze me palën greke, përfshi ketu dhe Vijën e Detit Territorial, mund te sjell qe nëse nje prej kushteve nuk përmbushet, kreu i shtetit mund te tërheq autorizimin. A mund te sjell kjo nje tjetër përplasje mes Ministrisë dhe Presidencës, kjo mbetet per t’u pare ne ditët ne vijim, nëse grupi negociator do te marr ne dorëzim te gjitha dokumentet qe ishin vene si kusht nga Presidenti, pas lëshimit te autorizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *