Subscribe

 

Nje dite pasi Presidenti Ilir Meta i kërkoi informacione shtese Ministrit te Jashtëm lidhur me negociatat me Greqinë per marrëveshjen e detit Ditmir Bushati i thirrur ne nje seance dëgjimore ne komision u shpreh i bindur se kreu i shtetit do ta jap autorizimin.

 

Bushati sqaroi edhe njëherë se nuk ka nje marrëveshje, ndërsa renditi dhe arsyet se pse kjo çështje nuk mund te shkoje ne Gjykate Ndërkombëtare, siç kërkon opozita.

 

Opozita nga ana e saj, parashtroi një kërkese te pazakonte deri me tani ne jetën parlamentare ne Shqipëri.

 

Kësaj kërkese Presidenca me ane te Zedhenesit Tedi Blushi ju përgjigj me pozitivitet, duke qene ne gatishmëri per te raportuar përpara deputeteve. Nje tjetër pike e nxehte e debatit ishte dhe çështja e Artur Mecollarit, per te cilin Bushati publikoi certifikatat e sigurisë.

 

Ne kete seance nuk munguan dhe përplasjet verbale mes deputeteve te opozitës dhe ministrit te jashtëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *