Subscribe

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i dy shtetasve rumunë të cilët u kapën në Kapshticë, në tentativë për të transportuar drejt Greqisë 118 kg lëndë narkotike canabis sativa.

 

Sipas burimeve, ata kanë deklaruar në polici që rulotin e kishin marrë me qira dhe nuk ishin ne dijeni te lëndës narkotike të fshehur në të.

 

Rumunët janë të komunitetit rom dhe dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion Bukureshtin.

 

Ata do të kalonin tranzit në Greqi për ta çuar më pas ngarkesën me drogë në Rumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *