Subscribe

Policia e Durrësit është vënë në kërkim për kapjen e autorit të vrasjes që ndodhi ditën e sotme.

Deri tani dihet se ai është Ilir Koçilja, banor i lagjes Nr. 4 në qytetin bregdetar.

Lexo edhe :

Related Posts

Rreth orës 12:30 pranë shkollës 9-vjecare “Jusuf Puka” të dy personat nisën një debat i cili shumë shpejt përfundoi në konfrontim fizik.

Nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit, por Ilir Koçilja ka pasur thikë me vete dhe me të ka qëlluar mbi 40-vjeçarin Halil Koka, edhe ky banor i lagjes nr 4.

Edhe pse ai u dërguarme shpejtësi me një autoambulancë drejt spitalit, burimet bënë të ditur se ka ndërruar jetë rrugës pa mbërritur për të marrë ndihmën e parë.

Efektivë të shumtë të policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje menjëherë pjesëtarë të njësive tregtare që ndodhen përballë shkollës me shpresë se mund ti çojë drejt kapjes së autorit të krimit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *