Në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në afërsi të zonës së Selitës, është gjetur një ambient i madh që shfrytëzohej nga një grup kriminal si “shtëpi bari”.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se ambient ndodhej në një nga ish-magazinat shtetërore në katin e dytë, ku brenda saj ishin instaluar llampa dhe pajisje të tjera për kultivimin e bimëve narkotike.
Lexo edhe :
Related Posts
Edhe pse ndodhej në mes të Tiranës, policia për një kohë të gjatë nuk kishte arritur të zbulonte aktivitetin kriminal.
Edhe pse mund të zbuloheshin përmes konsumit të energjisë elektrike, kjo nuk ka ndodhur.
Aktualisht policia ndodhet Brenda “shtëpisë së barit”, ku po kryen sekuestrimin e plotë të lëndës narkotike të gjetur dhe po mbledh provat materiale, teksa deri tani ka dy të arrestuar.
Ndërkohë, pritet që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të hetojë nëse efektivët e Komisariatit Nr.2 kanë qenë apo jo në dijeni të aktivitetit kriminal. /vizionplus.tv







