Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Ishte ora 07:40 minuta, kur Vehap Cami shkoi në banesën ku jetonte vëllai i tij Lulëzim Cami në zonën e Freskut dhe ka qëlluar atë dhe më pas veten.

Krimi i rëndë ndodhi në vetëm fare pak minuta, pasi siç raporton gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mes tyre nuk kishte pasur debat mëngjesin e sotëm. Dy vëllezërit kanë pasur konflikte të mëhershme për pronat në vendlindje, dhe duket se krimi i sotëm ka qenë i paramenduar.

Lexo edhe :

Related Posts

Lulëzim Cami, 68-vjeç vetëm një ditë më parë kishte festuar ditëlindjen, që për të ishte edhe e fundit. Në banesë, në momentin e krimit, Lulëzimi ka qenë edhe me familjarë të tjerë, por fatmirësisht nuk është dëmtuar asnjëri prej tyre.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë pas marrjes së njoftimit, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje, ku edhe kanë parë trupat e dy viktimave.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Lulëzimi jetonte në zonën e Freskut në një banesë me qera dhe për pronaren e shtëpisë, ai ishte një njeri i mirë dhe korrekt me pagesën. Për mediat, ajo tha se kishte dëgjuar vetëm të bërtiturat e grave dhe ka shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Dëgjova duke bërtitur gratë kur i gjetën. Ne i kemi me qera. Me qeranë ishte i rregullt. I vëllai nuk rri këtu nuk e di ku rri. Erdhi në mëngjes këtu po nuk e di çfarë ndodhi. Ne rrimë në shtëpi tjetër, nuk rrimë në këtë shtëpi”, tha pronarja e banesës.

Policia po vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e të gjitha rrethanave që çuan  drejt këtij krimi të rëndë 63-vjeçarin Vehap Cami./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *