Konfirmohen 5 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Korçës, ku vetëm 4 janë në qytetin e Pogradecit.

Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 2 punojnës së një bankë të nivelit të dytë, 1 punonjës spitali dhe një vatër e re.

Duhet të kujtojmë se ditë më parë në një nga bankat e qytetit të Pogradecit ka dalë me Covid një punonjëse e për pasojë u karantinuan një pjesë e stafit.

Pas marjes së tamponeve kanë rezultuar pozitivë edhe 2 prej tyre kontakt i afërt me punonjësen e infektuar më herët.

Punonjësi i spitalit e çon në 2 numrin e të prekurve me COVID-19 në spitalin e Pogradecit pasi ditë më parë ka dalë me Covid-19 edhe një infermier nga ky spital.

Ndërsa për vatrën e re ende nuk dihet historiku i infektimit.

Përsa i përket bashkisë së Korcës,ka dalë pozitiv vetëm një person kontakt i afërt me 59 vjecarin që ndërroi jetë nga COVID19 ditën e djeshme.

Mjekët epidemiologë po kryejnë punën në terren për shkëputje e zinxhirit të trasmetimit si dhe izolimin e rasteve./VIZION PLUS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *