Subscribe

Dalin te tjera detaje nga vrasja e Gramoz Memës mbrëmjen e të dielës në Ksamil.

 

40 vjecariu qëllua me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar para  banesës së tij.

 

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Ngjarja ndodhi rreth orë 21:45, ndërsa autorët ishin duke e pritur në një makinë 40-vjeçarin. Në momentin që ai parkoi mjetin e tij, njëri prej ekzekutorëve iu afrua dhe e qëlloi disa herë në trup dhe më pas vrasësit u larguan me shpejtësi.

\E gjithe skena mesa duket eshte kapur nga kamerat e sigurise se nje hoteli ngjitur me shtepine e viktimes. Autoret, qe mendohet se kane qene kater, dyshohet se kane pritur per nje kohe te gjate ne ate te rruges derisa ka ardhur Gramoz Mema.

 

Ende nuk dihet shkaku i ekzekutimit të 40-vjeçarit Gramoz Mema, ndërsa hetuesit pervecse kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të hoteleve rreth zonës,  po punojnë për identifikimin e autorëve.

 

Nga ana tjetër u është marrë dëshmia fqinjëve dhe të afërmve të 40-vjeçarit për të zbuluar nëse ka pasur konflikte.

 

Viktima ishte pronar i një lokali në zonën e Ksamilit. Ai nuk rezulton me precedent penal, ndërsa disa vite më parë kishte jetuar në Angli. 40-vjeçari Gramoz Mema jetonte vetëm me të ëmën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *