Subscribe

Ky është litari dhe mjetet që Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri kanë përdorur në tentativën e tyre për t’u arratisur nga burgu 313 në Tiranë. Një skenar si në filmat e Hollyëood, por që nuk pati sukses.

 

Çekaj, i dënuar me 14 vjet burg  për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe i dënuari i tretë Lulzim Çepele kishin disa kohë që kishin planifikuar arratisjen spektakolare nga burgu.

 

Çepele ka prerë damarët duke tërhequr vëmendjen e rojeve. Në këtë moment, Çekaj dhe Pjetri kanë goditur një oficer dhe kanë tentuar të largohen. Nga dhoma e ajrosjes, ata kanë përdorur këtë litar dhe çengel për t’u arratisur. Fakti që tre të burgosurit kanë arritur të sigurojnë mjetet, ka ngritur dyshimet se brenda këtij plani janë të përfshirë edhe zyrtarë ose gardianë. Drejtoria e Burgjeve duket se nuk ka arritur sigurine e mjaftueshme.

 

Të dënuarit kanë pritur muajin gusht, pasi në këtë periudhë stafi dhe rojet janë më të reduktuar. Të dënuarit janë kapur nga roja pak metra përpara se të kalonin portën.

 

Sa i takon dyshimit se në këtë skenar janë të përfshirë zyrtarë të burgjeve, institucionet kanë nisur hetimet.

 

Ndëkohë, tre të burgosurit janë izoluar dhe nuk do të kenë mundësi komunikimi as me familjarët. Arbër Çekaj, për pak ditë, do të kalonte në një burg të sigurisë së lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *