Subscribe

Kjo është marrëveshja e qeverise shqiptare me kompaninë koncesionare te aeroportit te Rinasit, ku palët bien dakord per heqjen e ekskluzivitetit te fluturimeve ndërkombëtare. Marrëveshja ka mbërritur ne Kuvend dhe pritet te miratohet me procedure te përshpejtuar me qellim nisjen e punës, për te hapur aeroportin e Kukësit. Kontrata specifikon edhe vitet e punës qe do t’i shtyhen koncesinarit ne rast se vihet ne pune aeroporti tjetër përveç atij te Kukësit. Aeroporti i dyte qe do te hapet gjate periudhës se koncesionarit do te jete ai i Vlorës. Duke ju referuar kësaj tabele, evidentohet fakti se ne rast se aeroporti i Vlorës hapet ne vitin 2016 e shtyrja e koncesionit do te jete 4.5 vjet. Ky është edhe viti maksimal i afatit të ri te kontratës. Palët kane rene dakord qe deri ne fund te koncesionit nuk do te hapet aeroport i ri ne një rreze prej 100 km ne vije ajrore nga aeroporti “Nene Tereza”. Ne marrëveshje theksohet edhe fakti se nuk do te ketë kufizime te përdorimit te aeroporteve te tjera për ulje avionësh ne rast te katastrofave apo situata te emergjencës humanitare. Me miratimin e kësaj marrëveshje ne kuvend, qeveria do te nise punën per te hapur aeroportin e Kukësit, e cili ka nevoje per një investim prej 3 milion euro. Ende nuk është përcaktor se si do te menaxhohet ai nga shteti apo nëpërmjet partneritet publik privat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *