Subscribe

Kushtet e vështira ekonomike duket se shkaktuan tragjedinë në familjen Rrasa, ku kryefamiljari Hekuran Rrasa vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Fëllënza, dhe më pas vrau edhe veten.

 

Familjarët dhe të afërmit u shprehën se çifti i bashkëshortëve nuk kishte probleme me njëri tjetrin, përveç atyre ekonomike.

 

Sipas tyre, familja jetojne në kushte të vështira ekonomike, ndërkohë nuk përjashtojnë mundësinë që autori i vrasjes të ketë patur edhe probleme depresioni.

 

“Ne i njohim për njerëz të thjeshtë, fukarenj. Njerëz të mirë. Nuk kanë patur probleme. Ishte gjë e rëndë, s’e dëshiron asnjë.”

“Jemi pak larg, ai është me punë shteti, po taksirati.”

“Nuk ka pasur probleme.”

“Nga ana ekonomike ka qenë dobët, sado që mundoheshin”.

“Gjendja ekonomike e dobët, të shkosh ta shohësh shtëpinë e tij, është të vendosësh duart në kokë.”

“Fukarallëk, asgjë tjetër. Shtëpinë ia patë. Ne s’kemi dëgjuar gjë për konflikte”.

“Burri im me atë ishte kushëri. Neve si kushrinj nuk dinim gjë për konflikte. Burri pastronte në komunë, s’kemi dëgjuar gjë as për depression. Nga ekonomia s’ka qenë mirë, as shtëpi s’ka si e shikoni dhe vetë, por me nusen s’ka pasur probleme.”

“Ditët e fundit thoshin se s’ka qenë mirë, 3-4 ditët e fundit.”

 

Hekuran Rrasa, 58 vjeç, vrau me armë gjahu në banesë gruan e tij Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe dhe më pas qëlloi për vdekje edhe veten.

 

Fillimisht të shtënat u dëgjuan nga fqinjët, që lajmëruan vëllain e Hekuranit dhe më pas djalin e çiftit. Ky i fundit, pasi u fut në banesë, gjeti të pajetë të dy prindërit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *