E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

DETAJE/ Xhelilaj punonte në bankë, si i zhvati 26-vjeçarit mbi 200 mijë euro me premtimin se do ta bënte aksioner në kompaninë turke

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson detaje të reja nga arrestimi i L.Xh, ditën e sotme.

Xhelilaj akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 215 eurosh nga një 26-vjeçar.

Reklamë

Krimi Ekonomik i Tiranës ka arritur që të zbardhë të plotë rastin e mashtrimit.

Xhelilaj,  i cili punonte në një bankë të nivelit të dytë, kishte arritur që përmes mashtrimit t’i zhvasë 215.000 euro një 26-vjeçari i identifikuar si D.B.

Reklamë

Xhelilaj i kishte premtuar D.B. se në këmbim të shumës së madhe të parave do t’i siguronte atij nxjerrjen e një pasaporte bullgare dhe investimin në një kompani private si aksioner me seli në Turqi.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjend një shumë lekësh prej 108600 Euro.

I riu akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash si dhe pastrim i produktes së veprës penale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë