Ka dalë përgjigja e analizës mjekoligjore për vajzën 17-vjeçare të familjes në Selenicë e cila u grabit dhe u mbajt peng për disa orë.

 

Analiza mjeko ligjore ka vërtetuar se vajza e mitur nuk është përdhunuar nga grabitësi 37-vjeçar siç pretendohej pas ngjarjes.

 

Megjithatë burime bëjnë me dije se disa ditë para grabitjes vajza në fjalë është larguar nga banesa me një tjetër djalë për të cilin familja ishte në dijeni dhe kanë regjistruar një denoncim në polici.

 

Një tjetër detaj i rëndë është edhe një tjetër raportim i disa vite më parë kur e njëjta vajzë e mitur e familjes kur ishte 14-vjeç ka akuzuar për abuzim seksual babain e saj.

 

Pavarësisht dëshmisë së rreme pas grabitjes nga Policia e Vlorës bëhet me dije se nuk do të ketë ndjekje penale për familjen pasi dyshohet se kanë probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *