Detaje të tjera dalin në dritë për vrasësin e shqiptares Gjeorgjia Murati, i cili akuzohet për vrasjen e saj.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për zhdukjen e trupit të fëmijës që kishte në vitin 2009 me partneren e tij në atë kohë 17-vjeçare dhe i cili ndërroi jetë si pasojë e një infeksioni.

Lexo edhe :

Related Posts

Kur tashmë 39-vjeçari dhe partnerja e tij u njoftuan se i porsalinduri kishte vdekur, çifti akuzoi maternitetin publik, me pretendimin se fëmija nuk kishte vdekur por dikush e kishte zhdukur për ta dhënë për birësim. Pas denoncimit, prokurori kishte urdhëruar hapjen e varrit të fëmijës, por kur u bë zhvarrosja, arkivoli ishte bosh, pa shpjeguar se çfarë ndodhi me trupin.

Më pas pasoi një hetim policor dhe gjyqësor i cili u regjistrua për përgjegjësitë e maternitetit me një nga skenarët e qarkulluar në atë kohë duke folur për tentativa për të kërkuar dëmshpërblim në emër të prindërve.

Madje në vitin 2013, ata kishin kërkuar rihapjen e dosjes pasi besonin se foshnja kishte rënë në një rrjet të trafikut të foshnjave, ndërsa kishin siguruar edhe ADN-në për të parë nëse kishin lidhje me të voglën Maria, 4-vjeçaren e cila u gjet në një kamp rom dhe u zbulua se ajo nuk është fëmija biologjik i familjes me të cilën jetonte. Ish-bashkëshortja e tij, megjithatë sot pretendon se nuk ka lidhje me rastin e zhdukjes duke thënë ndër të tjera se “nëse ai do të ishte i përfshirë nuk do të kishte dy fëmijë me të, por do të isha larguar”. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *