E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Detaje të reja nga vrasja me kaçavidë e 26-vjeçarit në Dibër, banorët: Erdhën dy makina në banesën e viktimës

Një 26 vjeçar nga fshati Homesh i Bulqizës humbi jetën pasi u godit me kaçavidë nga një bashkëfshatar i tij. Pas një konflikti 30 vjeçari Dorjan Dema goditi me kaçavidë 26 vjeçarin, Dritan Manjani, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi  jetë  në spital.

 

Reklamë

Sipas  banorëve konflikti mes të rinjve nisi në një lokal e më pas autori Dorjan Dema i shkoi viktimës tek banesa .

 

Dëshmitaret thanë se pas konfliktit në lokal  dy makina u nisën drejt shtëpisë së 26 vjeçarit, i cili sapo kishte konsumuar  darkën me familjen. Dyshohet se i riu u goditi menjëherë nga autori Dorjan Dema, pasi ky i fundit e thirri të dilte jashtë shtëpisë.

 

Ato ishin duke ngrënë 5 veta, ne pimë një kafe me të ndjerin ishim në tavolinë tjetër, pastaj unë ika. Aty ishte dhe Dorjan Dema. Ata kanë pas sherre dhe janë munduar i ndajnë, thonë që aty te lokali ka nisur sherri pastaj i ka shkuar te shtëpia dhe e ka qëlluar.

Dy makina kanë ardhur prapa, janë kthyer këtu dhe e kanë thirr këtë djalin duke i rene borisë dhe atëhere ka ndodhur vrasja. Këtu tek shtëpia.

 

 Familjarët dhe të afërmit e viktimës e transportuan me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht Manjani nuk arriti tu mbijetojë plagëve. Ndërkohë  30 vjeçari Dorjan Dema u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Më shumë video

Reklamë