Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar e vjedhjes së një pikë kredidhëniesh në kryeqytet.

 

Policia ka bërë me dije se kanë qenë kamerat e sigurisë dhe organizimi amatoresk i planit që kanë zbardhur grabitjen e një filiali të kredive të vogla në Tiranë dhe kanë çuar në arrestimin e autorit të dyshuar.

 

I ndaluari për këtë grabitje është D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Informacionet bëjnë me dije se ai mbante me vete një shkop metalik, me të cilin ka kërcënuar dhe më pas i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60.000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

 

Gjatë kontrollit në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar një shumë prej 45.000 lekësh të rinj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *