Një ditë pas grabitjes me armë zjarri të degës së postës shqiptare në Fushë Bulqizë kanë dalë edhe detaje të reja të ngjarjes. Burime pranë Policisë së Bulqizës thanë për Vizion Plus se grupi hetimor ka gjetur prova të forta në vendin e ngjarjes që mund të çojnë në zbulimin dhe kapjen e autorit.

 

Sipas të njëjtave burimeve, pak larg postës pikërisht në murin ku dyshohet të jetë larguar autori, policia ka gjetur një maskë që përdoret në festën e halluinit dhe një shumë parash prej 20 mijë lekësh të rinj.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë ku një person i armatosur grabiti postën e Fushë – Bulqizës. Dyshohet se autori ka patur dijeni për shpërndarjen e parave të pensionistëve të invaliditetit. Megjithatë, ai ka arritur të marrë vetëm një pjesë të parave që dyshohet se punonjësja i ka patur mbi tavolinë. E gjithë skena ka ndodhur në prani të personave që do të merrnin pensionet e invaliditetit. Ndërkohë ende nuk ka një version zyrtarë ndërsa shuma e grabitur dyshohet të jetë rreth 500 mijë lekë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *