Subscribe

Te tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e liderit të serbëve te Kosovës Oliver Ivanoviç. Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se automjeti i djegur që dyshohet se u përdor gjatë atentatit, është blerë në vitin 2017 dhe që prej vitit 2009 ka qenë në Serbi.

 

Lajmin e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

 

Zyrtari i larte i policisë ka beret e ditur se te dhënat u zbuluan fale bashkëpunimit me agjencitë partnere dhe shërbimet e huaja informative .

 

“Aktualisht po shqyrtohen faktet e mbledhura ne vendngjarje, pamjet e kamerave te sigurisë dhe deklarimet e dëshmitareve, tha Hoti.

 

Ivanoviç, lideri i iniciativës qytetarë “Liria, Demokracia, Drejtësia”, u përcoll te enjten për në banesën e fundit në Beograd. Ai ndërroi jetë si pasojë e një atentati, teksa ishte duke shkuar në selinë e partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

 

Vrasja e Ivanovic ka vene ne pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ne Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *