E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

DETAJE/ Ngjarja në Astir, dyshohet se i plagosuri ngacmoi të dashurën e 25-vjeçarit

Vizion Plus mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në “Astir”, ku një 34-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.

Autor i dyshuar është 25-vjeçari Darment Keli, i cili është arrestuar.

Gazetari Esido Barkaj mëson se i plagosuri Amarildo Hoxhallari, dyshohet se i ka ngacmuar të dashurën autorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë video