E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

DETAJE nga zjarri në Tiranë/ 50-vjeçari kishte harruar ngrohësen ndezur

Një 50 vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të marte, pasi banesa e tij mori flakë. Sipas policisë, dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Nga hetimet e para rezulton se endacaku kishte harruar ngrohësen ndezur, ç’ka ka sjellë edhe djegien e shtëpisë së tij.

Reklamë

50-vjeçari banonte në një dhomë të vogël në afërsi të lagjes së Alliasit.

Banorët thonë se 50-vjeçari jetonte i vetëm dhe kur kanë parë tymin janë përpjekur ta shpëtojnë, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë